ZRrE thotë se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalzimin e tregut të energjisë elektrike - NACIONALE

ZRrE thotë se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalzimin e tregut të energjisë elektrike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e Rregullatorit për Energji ka thënë se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Kjo deklaratë citohet të jetë bërë për “Radio Evropa e Lirë”.

Më herët, Gjykata Komerciale në Kosovë tha se ka pezulluar ekzekutimin e një “njoftimi” të ZRrE-së që ia ndalonte një kompanie furnizimin me rrymë përmes shërbimit universal.

Gjykata Komerciale e Kosovë vendosi “pezullim” deri në një vendim përfundimtar këtë çështje.

  • I. APROVOHET si i bazuar propozimi i paditësit… L.L.C për caktimin e masës së sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të Njoftimit.
  • II. PEZULLOHET ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025 për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.

Lajme të ngjashme