ZRRE sot pritet të marrë vendimin për shtrenjtimin e rrymës për 15%
Zyra e Rregullatorit të Energjisë sot në ora 10:00 pritet të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 për qind.
Sipas njoftimit për media, ZRrE ka paraparë që në këtë mbledhje të diskutohen 7 pika.
Ditë më parë, drejtori i bordit të ZRRE-së kishte treguar se vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të merret me 11 prill.