Zotimet për Dora Bakojanis, Osmani tregon se çka kërkoi të futet në letër - NACIONALE

Zotimet për Dora Bakojanis, Osmani tregon se çka kërkoi të futet në letër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar letrën që ajo, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamenatri Glauk Konjufca ia kanë dërguar javën e kaluar raportueses për Kosovën në Këshill të Evropës, Dora Bakojanis.

Ajo kë bërë me dije se kërkesë e saj ka qenë që në letër të futet edhe fakti që çdo detyrim që i kërkohet Kosovës të jetë në përputhje me Kushtetutën.

“Ajo çka është më rëndësi që ka qenë edhe kërkesë e imja në letrën që e kemi dërguar, e ka përfshirë një pjesë ku kërkohet që çdo detyrim i Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën Kushtetuese, ligjet e Kosovës, me Kushtetutën e Kosovës dhe Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është korniza jonë dhe nuk dalim kurrsesi jashtë saj”, është shprehur Osmani.

Lajme të ngjashme