“Zoti ju vraftë”, Syla i ashpër me bisedën Kusari – Simiq: Luftëtarët e lirisë mercenarë, ndërsa serbit “brate”
Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj mesazheve të publikuar ndërmjet shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe shefit të Grupit Parlament të Listës Serbe, Slavko Simiq, të cilat sot janë publikuar nga Paparaci.
Njerëzit e pushtetit ai e ka cilësuar se njeri të poshtër.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se njerëzit e VV-së luftëtarëve të lirisë iu drejtohen me “mercenarë, kurse serbit me “brate”.
“Zoti ju vraftë po njerëz të poshtër ishi kanë. Luftëtarët e lirisë mercenarë, hajna, kriminela e të gjitha të zezat , ndërsa serbit " brate" a ?”, ka shkruar Syla.