Zotëria i Parë mburret që presidentes i doli emri e para në deklaratën e Samitit në Tiranë
Prindon Sadriu, Zotëria i parë i Kosovës dhe bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani është mburrur me vendosjen e emrit të presidentes Osmani si e para në deklaratën e përbashkët zyrtare të Samitit Ukrainë - Evropë Juglindore të mbajtur në Tiranë.
Sadriu ka nënvizuar emrin e presidentes Osmani i cili është renditur i pari në këtë deklaratë të përbashkët të liderëve.
Por duket që renditja e emrave liderëve është e bazuar në rendin alfabetik sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe që lideret gra janë të parat në listë.
“Deklarata zyrtare e Samitit të Tiranës nga Presidenti i Ukrainës” – ka shkruar Sadriu.
