Zogianit nuk i kanë pëlqyer pyetjet e Hotit: Dulla nuk e kupton qeverisjen
Zëvendësministrit të Financave, Avni Zogianit, nuk i kanë pëlqyer pyetjet që dje deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ia bëri Hekuran Muratit në komisionin parlamentar.
Ai sot ka tentuar që t'u përgjigjet pyetjeve të djeshme të Hotit, duke e fyer këtë të fundit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se ish-kryeministri nuk e kupton qeverisjen.
“Avdullahu (Hoti) asht fantastik! Po pyet, pse (VV) nuk e ka ndalue qarkullimin e dinarit ne fillim te mandatit! Dullo, e di qe e ke zor me e kuptue, por gjanat jane te lidhuna, edhe behen me radhe. S'mundesh me ndalu nje valute joligjore, ne nje territor qe se keni vene nen kontrolle as i here! U deshen do vjet me e shtri shtetin e Kosoves cep-e-m-cep e mandej asht zbatu rregullimi i valutave, pagesa e energjise, tashti Dullo, nuk e di a e din ti, po punohet ne rregullimin e çeshtjes se tatimit ne prone! Nejse nuk ka faj ky se nuk e kupton qeverisjen ne tan kompleksitetin e vet, ka ndejt qatu i ngrati dhe arritjen ma te madhe ne veri e ka emrimin e Liqenit me emrin Trump!”, ka shkruar Zogiani.