Zogianit i dhemb pse prokuroria po e heton Hekuran Nikçin, thotë se duhet të hetohen politikanët opozitarë - NACIONALE

Zogianit i dhemb pse prokuroria po e heton Hekuran Nikçin, thotë se duhet të hetohen politikanët opozitarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogianit, nuk po i pëlqen veprimi i Prokurorisë për të hetuar kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçin, i cili ishte emëruar kundërligjshëm në këtë post nga Qeveria Kurti.

Ai e ka kritikuar prokurorinë për këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prokuroria duhet t`i hetoi politikanët e partive opozitare.

“Është e pakontestueshme që shumë prej politikanëve opozitarë janë bërë milionerë me politikë, ama prokuroria merret me Hekuran Nikçin e Feim Kelmendin, pse e kanë larguar nga puna nga një abuzues nga Inspektorati i punës gjegjësisht nga Telekomi!”, ka shkruar Zogiani.

Në shkurt të këtij viti, Prokuroria e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçin.

Në këtë muaji, ai ishte ndalur për intervistim.

Prokurorit ka bërë me dije se Nikçi dyshohet për veprën “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “përdorim i paautorizuar i pasurisë.”

Lajme të ngjashme