Zogiani me akuzë të rëndë, i përmend kundërshtarët në Prishtinë
Avni Zogiani, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një akuzë të rëndë.
Sipas Zogianit, kundërshtarët më të mëdhënj të shtrirjes së kontrollit në tërë territorin e Kosovës janë në Prishtinë.
Megjithatë, Zogiani nuk ka përmendur emra se kush janë këta kundërshtarët.
“Gjithmonë ka qenë njëfar pritje se shteti i Kosovës do të veprojë në vendosjen e kontrollit në tërë territorin e saj, por kurrë se ka pritur kush që kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj do të jenë në Prishtinë!” – ka shkruar ai.