Zogiani i VV-së tenton të tallet me Haki Abazin, e quan “Komandant Lloqi” - NACIONALE

Zogiani i VV-së tenton të tallet me Haki Abazin, e quan “Komandant Lloqi”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Avni Zogiani, është tallur me kandidatin për deputet të AAK-së, Haki Abazi.

Ahazi, i cili nuk ka arritur të bëhet deputet, sot ka kritikuar Qeverinë Kurti se e ka futur Kosovën në balt.

Duket se kjo kritikë nuk i ka pëlqyer Zoganit, i cili ish-deputetit të VV-së i ka dhënë një epitet.

“Komandant lloqi!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në “Facebook”, derisa ka shpërndarë deklaratën e Abazit.

Haki Abazi, i cili në këtë legjislaturë e braktisi LVV-në dhe para zgjedhjeve vendosi të i bashkohej AAK-së, i ka marrë 1 mijë e 607 vota.

Lajme të ngjashme