Zogiani i VV-së flet si 'komandant i UÇK-së': Memli e Lumiri janë djem të rinj, s'e dinë çka është lufta - NACIONALE

Zogiani i VV-së flet si 'komandant i UÇK-së': Memli e Lumiri janë djem të rinj, s'e dinë çka është lufta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avni Zogiani i Lëvizjes Vetëvendosje, është nervozuar me reagimet e partive opozitare ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili nuk përjashtoi mundësinë e një lufte tjetër në Kosovë.

Zogiani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se liderët e PDK-së e LDK-së nuk e njohin Serbinë, pasi që s’e kanë parë luftën e nuk kanë sakrifikuar asgjë.

“Jane djem te rinj e qika te reja, por edhe ndonje budalle ma i vjeter, te cilet ma shume ndikohen prej rrefimeve "kozmopolite" te momentit. Mendojne ta bejne luften politike duke pare problemin vetem ne Prishtine e fare ne Beograd”, ka thënë tutje ai.

Ai ka pretenduar se liderët opozitarë po i hedhen në qafë Kosovës, “edhe kur Serbia vendosë t’i rikthejë strukturat e luftës në krye”.

Ndryshe, Zogiani nuk ka qenë pjesë e UÇK-së, ani pse ishte në moshë madhore në vitet 1998 dhe 1999 (28, respektivisht 29 vjeçar).

Lajme të ngjashme