Zogiani i reagon Klinakut: I janë terru sytë këtij dhe plot të tjerëve si ky
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe anëtari i VV-së, Avni Zogiani, ka reaguar pas deklaratave të kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.
Zogiani në Facebookun e tij, ka përmendur shpërndarjen e 20 milionë eurove nga Qeveria Haradinaj, duke thënë se nga kjo shumë kishte përfituar edhe OVL-UÇK-ja e Klinakut.
Më tej, ai ka thënë se tashmë nuk “ma kështu” dhe se Klinakut i janë “terru sytë”.
“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfar kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s'ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky!” – ka shkruar ai.
Reagimi i tij vjen pas deklartës së Klinakut, i cili tha se më parë do ta vriste kryeministri, Albin Kurti se të ikte nga Kosova.
Në linkun më poshtë mund të lexoni deklaratën e Klinakut:
