Zogiani, Hazirit: Mos hy llugave, ju keni qenë administrues të politikave
Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po qeverisë, por po administron.
I dyti i ministrisë së Financave ka bërë me dije se qeveritë e kaluara janë ato që kanë administruar politika të ndërkombëtarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se këto qeveri vazhdimisht kanë thënë se “kështu po thonë ndërkombëtarët”.
“Luta po thote, në Kosove nuk qeveriset, administrohet! Lute, e di qe kanihere te pelqen me kalue ne nje nivel pak ma abstrakt te mendimit politik, ku per ty eshte pak si rreshqitez. Mirepo, deri me 2020 qeverite ne Kosove kryesisht kane pranu' n'menyre pasive politika qe jane kriju' ne nivele supra-nacionale!”, ka shkruar ai, duke shtuar se administrues të poliitkave kanë qenë qeveritë ku ka bërë pjesë Haziri më herët.
“Kjo Lute ju ka ba juve administrues te zakonshem te politikave qe jane shkru' diku tjeter! Me fjale tjera keni qene politike jo-burimore! A e din Lute ku e ven re kte?! Per gjithçka ju keni than dhe thoni: k'shtu po na thone nderkumtaret! Pra, mos hyn llugave, t'lutem!”, ka shkruar ai.