Zogaj thotë se sheshi deri te “Rrethi i Flamurit” bëhet gjatë mandatit të dytë
Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, rreth ndërtimit të sheshit deri të “Rrethi i Flamurit”.
Në RTV Dukagjini, Zogaj deklaroi se ky projekt është lënë për mandatin e dytë.
“Kurse faza e tretë deri të rrethi, unë mendoj që kjo deri te rrethi hynë në mandatin tonë të dytë, jo në mandatin e parë, por në mandatin e dytë tonin.” – deklaroi ai.
Por çfarë kishte thënë Përparim Rama?
“Mendoj se nuk kemi qare pa e zgjatë deri të Rrethi me Flamur nëse duam me shpëtu qytetin nga ky kaos i trafikut sic e kemi sot. Kaosi në trafik është me vite dhe është shenjë që qytetarët këtu dhe që vijnë nga jashtë dynden në Prishtinë. Rrugët periferike kanë qenë shumë të mangëta, prandaj me një intensitet jemi duk i punuar rrugët përreth, me kriju rrugë alternative, me kriju shkolla alternative e qendra mjekësore. Këto do të ndihmojnë trafikun në qytet”, ka theksuar Rama.