Zogaj i reagon Kurtit: Asnjë cent s’e ke ndarë për kryeqytetin, tregon najsen për Urën e Ibrit - NACIONALE

Zogaj i reagon Kurtit: Asnjë cent s’e ke ndarë për kryeqytetin, tregon najsen për Urën e Ibrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili sot u lavdërua duke thënë se qeveria ka punuar në kryeqytet për sport e kultur.

Zogaj në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti s’e ka vizituar asnjëherë zyrën e Kryeqytetit dhe nuk ka ndarë asnjë cent për Prishtinën.

Veç kësaj, ai ka thënë se janë bllokuar shumë projekte dhe Prishtina po tentohet të lihet anash në organizimin e Lojrave Mesdhetare 2030.

“Leje Prishtinën, tregona najsen për Uren e Ibrit!” – ka shkruar tutje Zogaj.

Postimi i plotë:

Nuk e keni vizituar zyren e Kryeqytetit asnjëherë në 4 vite mandat;

– Nuk jeni interesuar për asnjë problem e hall të qytetarëve të Prishtinës;

– Nuk e keni ndarë ASNJË cent për Kryeqytetin;

– E keni bllokuar projektin e Unazës së Jashtme (mbi 300 mil EUR);

– E keni refuzuar projektin e Bankes Botërore për Prishtinën, me titull ‘Liveable Cities’;

– Po e bllokoni projektin e Nënkalimit ‘Agim Ramadani’;

– Po e bllokoni projektin e Spitalit të Prishtinës;

– Po e bllokoni zhvillimin e ‘Rruges A’ në çdo hap të mundur;

– Po mundoheni ta leni Prishtinën anash organizimit të Lojrave Mesdhetare 2030;

E të tjera! E të tjera!

Leje Prishtinën, tregona najsen për Uren e Ibrit!

Lajme të ngjashme