Zogaj: Barrikadat i vendosi Vuçiqi, Kurti siguroi se barrikaduesit nuk ndiqen penalisht - NACIONALE

Zogaj: Barrikadat i vendosi Vuçiqi, Kurti siguroi se barrikaduesit nuk ndiqen penalisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Petrit Zogaj, mendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka siguruar se personat që i kanë vendosur barrikadat në veri nuk do të ndiqen penalisht.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Zogaj thotë se barrikadat u vendosen nga presidenti serb dhe të njejtin njerëz që i vendosen edhe i larguan bllokadat në veri.

Barrikadat i vendosi Vuçiqi me njerëzit e tij në territorin e Kosovës dhe i hoqi po ai me të njejtit njerëz. Kryeministri Kurti siguroi që barrikaduesit nuk do të ndiqen penalisht. I amnistoi në pako. Privoi nga pushteti, policinë, prokurorinë e gjykatat”, shkruan Zogaj.

Analisti beson ata u amnistuan nga Kurti të cilin e quan si të “pandërgjegjshëm”.

“U bë polic, prokuror e gjyqtar. Bëri një marreveshje të natës, të cilën ditën po u thotë qytetarëve të Kosovës se ishte fitore e tij. Ky kryeministër nuk është as i ndërgjegjshëm për peshën që ka as i përgjegjshëm për veprimet që bën. Me gjasë nuk kemi parë gjë akoma”, mendon Zogaj.

Lajme të ngjashme