Zogaj: Albin Kurti është i shantazhuar nga Berishaj prandaj nuk e shkarkon - NACIONALE

Zogaj: Albin Kurti është i shantazhuar nga Berishaj prandaj nuk e shkarkon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka treguar aryse që sipas tij kryeministri, Albin Kurti nuk po e shkarkon ambasadorin, Martin Berishaj, i cili është i përfshirë në skandalin 100 milionë eurosh në Slloveni.

Zogaj ka thënë se Kurti është i shantazhuar nga Berishaj, prandaj sipas tij kjo është arsyeja që Kurti nuk e shkarkon atë.

E vetmja arsye pse KM Kurti nuk e shkarkon kete ambasador eshte qe Kurti eshte i shantazhuar nga Berishaj.”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka thënë se Berishaj e Kurti janë në situatë kur e shantazhojnë njëri-tjetrin.

Zogaj e ka krahasuar skandalin e tyre me skandalin “Pronto”

Tash, te dy keta jane ne situate kur e shantazhojne njeri-tjetrin. Afera e tyre nuk eshte pronto lokale brenda Kosoves. Ajo tashme perfshine Serbine, Sllovenine, Malin e Zi e Kroacine”, ka shkruar ai.

Ndryshe Policia e Kosoëvs ka ngritur kallëzim penal për Berishajn pasi dyshohet se shmangu taksat për paratë e marra nga GEN-i i Serbisë.

Lajme të ngjashme