Zjarri përfshin një ndërtesë në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë
Një zjarr i madh ka përfshirë sot në mëngjes në një ndërtesë në lagjen “Kodra e Diellit” në kryeqytet.
RTK, e cila ka ofruar pamja nga vendi i ngjarjes, ka raportuar se bëhet fjalë për një ndertës në rrugën “Shefik Miftari”.
Sipas televizionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, policia dhe ekip i emergjencës.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky zjarr.