Zjarri në Comodita, Haradinaj: Prodhimi po vazhdon – Zoti i ruajtë prodhuesit tanë - NACIONALE

Zjarri në Comodita, Haradinaj: Prodhimi po vazhdon – Zoti i ruajtë prodhuesit tanë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar ambientet e fabrikës Comodita, ku një pjesë e objektit u përfshi nga zjarri disa ditë më parë.

Në një reagim publik, Haradinaj theksoi se pavarësisht dëmeve të konsiderueshme të shkaktuara nga zjarri, procesi i prodhimit po vazhdon dhe vendet e punës janë ruajtur. Ai vlerësoi kontributin e punëtorëve dhe cilësinë e produkteve të Comodita-s, të cilat, sipas tij, kanë fituar besimin e klientëve në tregjet ndërkombëtare.

Haradinaj nënvizoi se shumë familje sigurojnë të ardhurat përmes punësimit në Comodita dhe në kompanitë e tjera të Devolli Corporation, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së prodhimit për ekonominë lokale në Gjakovë.

Lajme të ngjashme