Zjarri në Podujevë përfshinë 17 hektarë tokë dhe pyje në dy fshatra
Një zjarr i madh ka djegur rreth 17 hektarë në fshatrat Pakashticë dhe Kralevc të Podujevës. Njësia e Zjarrfikësve e Podujevës ka dhënë detaje në lidhje me rastin.
“Kemi intervenuar në rast, e kemi lokalizuar zjarrin. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 17 hektarësh fushë dhe masës pyjore. Përveç njësisë tonë në asistim na kanë ardhur edhe nga Prishtina”, deklaruan nga ky njësit.
“Fatmirësisht asnjë nga zjarrfikësit nuk janë lënduar. Kemi arritur po ashtu t’i mbrojmë pemët dhe bletët që kanë qenë aty. Po ashtu kemi arritur që t’i mbrojmë edhe shtëpitë afër që kanë qenë të rrezikuara”.
“Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi me stafin e tij dhe zyrtarë nga Agjencia e Emergjencave”, ka bërë të ditur Njësia e Zjarrfikësve e Podujevës, raporton Klan Kosova.