Zjarri në objektit e kandidatit të Listës Serbe, “Srpska” viktimizohet dhe e kualifikon si “sulm me eksploziv”
U raportua të jetë djegur një ndërtesë e kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq, ndërsa nuk është dhën ende asnjë konstatim nga organet e rendit për zjarrëvënie të qëllimshme ose si sulm.
Por, Lista Serbe, partia degë e SNS-së së Aleksandar Vuçiqit në Kosovë, e kualifikon si “sulm me eksploziv”.
“Sulmi është qartazi politikisht i motivuar me qëllimin për të frikësuar dhe parandaluar kandidatët e Listës Serbe dhe familjet e tyre që të luftojnë për interesat serbe”, shkroi kjo parti në një reagim.