Zjarri në IML: Arsim Gërxhaliu kap kokën me dy duart - NACIONALE

Zjarri në IML: Arsim Gërxhaliu kap kokën me dy duart

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Tashmë zjarri është lokalizuar, derisa është konfirmuar se nuk ka pasur persona të lënduar, përveç dokumente që janë djegur.

Ndërkohë, një foto interesante gjatë këtij rasti është publikuar nga mediumi “Radio Evropa e Lirë”.

Aty shihet zyrtari i këtij instituti, Arsim Gerxhaliu duke kapur kokën.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ka kapluar Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në një përgjigje për Nacionale, Policia theksuar se raportohet që nuk ka të lënduar nga ky zjarr.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Lajme të ngjashme