Zjarri në banesën në rrugën “B”, zjarrfikësit japin detaje
Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka dhënë detaje për zjarrin që ka shpërthyer në orët e mëngjesit në nja banës në rrugën “B”.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka treguar se përgjigjja e zjarrfikësve ka qenë e shpejt dhe efektive.
Ai ka treguar se zjarri kishte shpërthye në ballkonin e banesës.
“Në ora 04:35 është pranuar informata për zjarr në banesë, adresa Rruga B , afër Royal Mall. Ekipet kanë dal menjëherë, është pa se ka zjarr në banesë kati 7. Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe për kohë të shkurtë është shuar zjarri. Ne zjarr ishte përfshirë kompresori i klimës që ishte në ballkon, dritaret dhe dera e ballkonit. Të lënduar nuk ka informacione”, ka thënë Gashi.
Gazeta Nacionale ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse ka të lënduar në këtë rast, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.