“Zjarri i Lirisë” në Negroc, Lladrovci kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së - NACIONALE

“Zjarri i Lirisë” në Negroc, Lladrovci kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

12 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në aktivitetin “Zjarri i Lirisë” në Negroc, fshatin e lindjes së ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Përmes një mesazhi të publikuar pas aktivitetit, Lladrovci e ka lidhur simbolikën e ndezjes së zjarrit me kërkesën për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Ai ka thënë se “zjarri në zemrat tona për drejtësi nuk ndalet”, ndërsa ka shprehur mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexha, kanë qenë, janë dhe mbesin historia jonë e gjallë”, ka shkruar Lladrovci.

Sipas tij, mesazhi që përcillet nga Negroci është ai i vazhdimit të kërkesës për drejtësi dhe i pritjes për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

Lladrovci e ka paraqitur “Zjarri i Lirisë” si simbol të shpresës dhe të përkushtimit ndaj “heronjve të luftës dhe paqes”.

Lajme të ngjashme