Zjarret përhapen edhe në disa fshatra të Suharekës, Muharremaj bën thirrje për ndihmë
Zjarret janë përhapur edhe në disa fshatra të Suharekës si Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për ndihmë.
“Kushdo që ka mundësi e që ka paisje për shuarje zjarri le t’ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”.
“Faleminderit qytetarëve, zjarrëfikësve, policisë, të gjithëve” – ka thënë ai.