Zjarr në një lokal në Prishtinë, lëndohet një person - NACIONALE

Zjarr në një lokal në Prishtinë, lëndohet një person

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një lokal në Prishtinë, ka shpërthyer një zjarr, dhe si pasojë është lënduar një person.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se rasti ka ndodhur në rrugën "Fehmi Agani".

"Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën 'Fehmi Agani' në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia. Zjarri është lokalizuar dhe raportohet për një person të lënduar." – ka bërë të ditur Ahmeti.

Lajme të ngjashme