Zjarr në një klub nate në Stamboll, 15 të vdekur
Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar nga zjarri në një klub nate në pjesën qendrore të Stambollit gjatë punës riparuese, tha të martën kryetari i qytetit, Ekrem Imamoglu.
Shtatë prej tetë personave të lënduar janë në gjendje kritike, shtoi ai, raporton agjencia “Reuters”.
Sipas kryetarit të qytetit, zjarri është shuar dhe se të lënduarit po trajtoheshin në spitale të afërta.
Zyra e guvernatorit të qytetit tha se është nisur një hetim për këtë incident.