Zjarr në fshatin Ballancë të Vitisë, zjarrfikësit në terren - NACIONALE

Zjarr në fshatin Ballancë të Vitisë, zjarrfikësit në terren

3 orë më parë

nga NACIONALE

Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë, duke përfshirë sipërfaqe me bar të thatë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll.

Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti, Hetem Jakupi, bëri të ditur se erërat e forta po e vështirësojnë ndërhyrjen dhe rrisin rrezikun e përhapjes së flakëve drejt arave përreth.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së përfshirë nga zjarri, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, me shpresën që zjarri të lokalizohet dhe të shuhet sa më shpejt.

Lajme të ngjashme