Zjarr në deponinë e gomave në Emshir - NACIONALE

Zjarr në deponinë e gomave në Emshir

5 orë më parë

nga NACIONALE

Një zjarr ka përfshirë pasditen e së hënës një deponi gomash në rrugën “Fatime Sokoli”, në zonën pranë Stacionit të Autobusëve.

Në vendngjarje kanë intervenuar njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, ndërsa për shkak të rrezikut është vendosur që banorët përreth të largohen përkohësisht nga zona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Klankosova.tv se autoritetet janë duke menaxhuar situatën dhe se zjarrfikësit po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

"Sot, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr në rrugën “Fatime Sokoli”, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit", tha Pllana.

Lajme të ngjashme