Zjarr i madh në Shkodër: Digjet tregu i rrobave të përdorura, flaka përfshin edhe një banesë
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së premtes tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.
Mediumi “Top Channel” raporton se flakët kanë përfshirë zonën e tregut, por edhe një banesë.
Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ku po punohet për ta vënë zjarrin nën kontroll.