Zjarr edhe në pyjet e Çekisë, ofron ndihmë Gjermania - NACIONALE

Zjarr edhe në pyjet e Çekisë, ofron ndihmë Gjermania

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zjarrfikësit çekë, të ndihmuar nga disa njësi nga Gjermania fqinje, të martën luftuan kundër një zjarri në një park kombëtar, ku disa shtëpi janë shkatërruar dhe banorët e disa fshatrave janë evakuuar.

Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe prej 30 hektarësh në një zonë të popullarizuar për turistë në kufi me Gjermaninë, shkaktoi tym që u përhap në një zonë të madhe, përfshirë kryeqytetin Pragë, që ndodhet rreth 210 kilometra larg.

Zjarrfikësit dyshojnë se një vizitor i parkut e nisi zjarrin, pasi la një zjarr kampingu pa përkujdesje në fundjavë në zonën e njohur si Zvicra Çeke. Zjarri ishte nën kontroll derisa era ia ndryshoi drejtimin.

Një valë e jashtëzakonshme e vapës javën e kaluar, me temperatura që shkuan mbi 40 gradë, shkaktuan zjarre në disa pjesë të Evropës Jugore.

Lajme të ngjashme