Zimeri për grevën e sindikatat: A ka ndonjë të majtë në Kosovë, ku jeni zhdukë? - NACIONALE

Zimeri për grevën e sindikatat: A ka ndonjë të majtë në Kosovë, ku jeni zhdukë?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Filozofi Sead Zimeri, ka mbeshtetur greven e SBAShK-ut duke kritikuar Qeverine dhe heshtjen e intelektualëve të majtë.

Përmes një statusi në Facebook, Zimeri ka kritikuar intelektualët e majtë që nuk po e mbeshtesin greven e mësimdhënsëve.

“A ka mbetur ndonjë i majtë në Kosovë apo jemi bërë të gjithë të majtë sezonalë? Sepse nuk shoh njeri të flasë për grevë, protestë dhe dallime dhe luftë klasore apo të dalë në mbështetje të punëtorëve në grevë? Këto janë koncepte kyqe të fjalorit politik të majtë. Ku janë zhdukur intelektualët e majtë? Apo mos vallë e kisha gjykuar situatën gabim që ndonjëherë kishim intelektualë të majtë:, pyet Zimeri.

Filozofi majtist thotë se ndoshta që tani të majtët janë në pushtet nuk ka nevoje të flasim për përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

Me tej thotë se ndoshta të majtët kosovarë kanë shpikur ndonjë filozofi të re të majtë që mund të arsyetojnë mosmbeshtetjen e greves së sindikatave.

“Apo tani që të majtët janë në pushtet, nuk kemi nevojë për retorikë revolucionare që kërkon përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe nuk kemi nevojë për sindikata që mbrojnë interesat e punëtorëve. Sepse gjithçka është ashtu siç duhet të jetë. Apo mbase vallë kemi shpikur ndonjë filozofi të re të majtë që na lejon te bëhemi neoliberalë dhe njëkohësisht të mbesim të majtë. Këto janë trashëgimia më e madhe e kulturës dhe politikës së majtë. Pa to,ne nuk dallojmë nga e djathta dhe neoliberalët. Më tregoni ju lutem, sepse kohëve të fundit më është ngatërruar përmbajtja e këtyre koncepteve”, ka shkruar Zimeri.

Lajme të ngjashme