Zhvillimet në KPM, reagon Krasniqi: Përpjekje e turpshme e pushtetit
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Komisionin e Pavarur të Mediave.
Krasniqi ka thënë se Përpjekjet e turpshme të pushtetit për t'a marrë nën kontrollë KPM-në, përbëjnë rrezik për funksionimin e mediave dhe demokracinë.
Ajo tutje ka thënë se më 9 shkurt, kjo qasje do të marrë fund.
“Përpjekjet e turpshme të pushtetit për t'a marrë nën kontrollë KPM-në, përmes veglave të tyre, përbëjnë rrezik për funksionimin e mediave dhe demokracinë. Më 9 shkurt, kjo qasje do të marrë fund! Pavarësia e institucioneve do të mbrohet me çdo kusht.” – ka shkruar Krasniqi.