Zhurma, ndërtimet dhe mjetët e rënda: Vlora merr masa gjatë sezonit turistik - NACIONALE

Zhurma, ndërtimet dhe mjetët e rënda: Vlora merr masa gjatë sezonit turistik

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Bashkia e Vlorës ka marrë vendim që të pezullohen për tre muaj punimet e ndërtimit në zonat urbane dhe turistike, si dhe do të kufizohen qarkulllimet e mjetëve të rënda.

Nga 05 qershori deri me 15 shtator, Bashkia e Vlorës, ka marrë vendim që të pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit në zonat urbane dhe turistike të Bashkisë Vlorë, përfshirë qytetin e Vlorës, Lungomaren, Skelën, Ujin e Ftohtë, Plazhin e Vjetër, Radhimën, Orikumin, Jonufrën, Nartën, Zvernecin dhe akset kryesore turistike.

“Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda mbi 3.5 ton:

Të premten: ora 15:00 – 24:00

Të shtunën dhe të dielën: gjatë gjithë ditës

Ndalohet kryerja e ngarkim-shkarkimit nga mjetet e transportit të mallrave 1.5 – 3.5 ton:

Nga e hëna në të premte: ora 06:00 – 11:00 dhe 15:00 – 24:00

Të shtunën dhe të dielën: ora 06:00 – 24:00

Ndalohet parkimi i mjeteve mbi 3.5 ton dhe i kamperave në rrugët kryesore të qytetit, përfshirë Lungomaren dhe Bulevardin “Ismail Qemali”, sipas përcaktimeve të urdhrit.

Këto masa synojnë përmirësimin e qarkullimit rrugor, garantimin e sigurisë publike dhe ofrimin e një eksperience sa më cilësore për qytetarët dhe vizitorët gjatë sezonit turistik”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme