Zhdukja e mostrave të Astritit dhe rasti i Gani Jakupit, PDK-ja kërkon të themelojë dy komisione hetimore - NACIONALE

Zhdukja e mostrave të Astritit dhe rasti i Gani Jakupit, PDK-ja kërkon të themelojë dy komisione hetimore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se kjo parti ka kërkuar që të formohet dy komisionet hetimore parlamentare.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka bërë me dije se formimi i këtyre komisioneve do të propozohet në seancën e radhës e cila do të mbahet të enjten.

Ai ka treguar se komisionet kanë të bëjnë me rastin e Gani Jakupit dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Vendosem për seancën e radhës të mbahet ditën e enjte. Kemi propozuar themelim e dy komisioneve hetimore. Njërin që të bëhet hetim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për degradimin që është bërë në të, për rastin e Gani Jakupit ku është paguar me një pagë që kalon çdo limit. Kemi informacione që ka angazhim edhe të tjerëve si rastin e Jakupit. Çështje tjetër është edhe Komisioni Hetimor për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ku do të bëjë një hetim parlamentar mbi zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit”, ka thënë Tahiri, raporton EO.

Lajme të ngjashme