"Zhduket" përsëri Hysamedin Feraj, që gati 1 muaj s’e ka asnjë mendim (e pabesueshme)
Hysamedin Feraj, një nga figurat më të njohura, por edhe kontraverse, të LVV-së, është treguar fort i heshtur në 3 javët e fundit.
Që nga 28 shtator, koha kur ai bëri një falëndërim për mbështetësit e tij në “sulmet” që i bëri Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, z.Feraj është tërësisht i padukshëm në skenën publike.
Që 3 javë, ai ka bërë pak, shumë pak, postime. Krejt 3 postime i ka shkruar z.Feraj, dhe dy nga to janë postime që promovojnë librat e z.Elvis Hoxhës, një tjetër personalitet problematik i LVV-së.
Ndërsa me 12 tetor, pra sakësisht 11 ditë më herët, z.Feraj bëri një postim, që në fakt është tërësisht jo kontravers.
Ai shkroi për paraqitjen në Asamblenë e Këshillit të Evropës të Saranda Bogujevcit, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, dhe e mbijetuar e masakrës gjatë luftës në Kosovë, e cila u vlerësua lartë për paraqitjen në KE.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë z.Ferajn drejt këtij “agjërimi” diskursiv, por duket paksa e çuditshme që heshtja e filozofit e ideologut të LVV-së vie pas përplasjes me Haradinajn, për të cilën u kritikua fort.
“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, ishte fjalia problematike e z.Ferajt, që ngjalli reagime të shumta.