Zhduket një vajzë në Ferizaj
Një burrë ka raportuar se vajza e tij është zhdukur.
Sipas raportin 24 orësh të PK-së, vajza është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasi është raportuar në Ferizaj.
“PERSON I ZHDUKUR Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 22.06.2024-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.” – thuhet në raport.