Zhduket një vajzë e mitur në Vushtrri
Një person në Vushtrri e ka raportuar si të zhdukur vajzën e tij të mitur.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se rasti është lajmëruar të premten.
“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri / 22.03.2024 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare nuk është kthyer në shtëpi pasi që ka përfunduar mësimin dhe nuk dihet se ku gjendet.” – thuhet në raport.
Rasti, siç njofton policia, është duke u hetuar.