Zhduket një person në Jabllanicë të Pejës, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur në Pejë.
Në një njoftim për media, policia ka publikuar fotografinë e Fadil Muqajt, me qëllim të lokalizimit të tij.
“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:
•FADIL (Gjem) MUQAJ i lindur me 13.08.1967 në fshatin Jabllanicё e madhe-Pejё.
•PERSON I ZHDUKUR” – thuhet në njoftim.