Zhduket gruaja në Skënderaj, nipi kërkon ndihmë për ta gjetur
Një grua është larguar nga shtëpia e saj pa informuar familjarët e saj, shkruan Sinjali.
Nipi i saj ka kërkuar ndihmë për gjetjen e gjyshes së tij përmes një postimi në Facebook. Ai bën me dije se mund të ketë të njëjtat rroba si në fotografinë e publikuar si shenja dalluese për ta gjetur më të lehtë.
Të dhënat e kontaktit janë bërë publike në rast se dikush ka informacione dhe dëshiron të njoftojë familjen e saj.
Njoftimi:
Të dashur shokë, miq e dashamirë sot në orët e hershme të mëngjesit, pa diturinë tonë dhe për befasinë tonë të madhe është larguar nga shtëpia pa ndonjë gjurmë gjyshja jonë.
Ju lutem ta shiqoni foton e bashkangjitur, do të duhej t’i ketë teshat e njëjta vesh.
Të gjithë ju që mund të keni ndonjë informatë për vendndodhjen e saj, ju lutemi të na informoni urgjentisht në këta numra telefoni: 044223319 ose 044680858! Ju jemi përzemërsisht falënderues që tani për çfarëdo informatë apo lajmi!