Zhduken dy gra në Fushë-Kosovë
Dy gra janë raportuar si të zhdukura në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë, dy rastet janë të ndara dhe, sipas personave ankues, viktimat kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer që atëherë.
“Fushë Kosovë / 16.06.2025 – 10:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse. Në rastin tjetër, një mashkull kosovar ka njoftuar se një tjetër femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer," - thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Policia thekson se të dy rastet janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.