Zgjerohet "Superpuna", VV-ja thotë se u ndërmjetësua punësimi i 9.395 të rinjve
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një status në lidhje me platformën e punësimit “Superpuna”. Sipas këtij postimi, tash në “Superpuna” është zgjeruar nga grupmoshat 18-25 në 18-29 vjeç.
Në shkrim, LVV-ja ka shkruar se përmes “Superpunës” janë punësuar mbi 9 mijë të rinj.
“SuperPuna ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke arritur që vetëm brenda një viti të bëj ndërmjetësimin e suksesshëm të punësimit të 9,394 të rinjve.
Duke e marrë parasysh këtë ndikim ndikimin Qeveria ka marrë vendim që të zgjerojë grup-moshat që përfitojnë nga kjo platformë nga 18-25 vjeç në 18-29 vjeç.” – shkruhet në statusin e VV-së.