Zgjedhjet për Asamble në Zveçan dhe Leposaviq, KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës
Në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve për Kuvendin komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kufizuar shpenzimet e fushatës zgjedhore.
KQZ-ja ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor.
“Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022”, është thënë në njoftim e KQZ-së.