Zgjedhjet në Serbi: SNS e Vuçiqit shpall fitoren
Kryeministrja serbe Ana Bernabiq në një fjalim që ka mbajtur ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq i ka ftuar të gjithë për festë. Ajo ka thënë se në bazë të numërimit të më shumë se 50 për qind të vendvotimeve ata kanë fituar 47 për qind të votave. Ndërsa një exitpoll që e ka publikuar gazeta CeSID/IPSOS, partia e Vuçiqit ka arritur fitore me 46.6 për qind të votave, ose 129 mandate, raportonnova.
Në vend të dytë është “Serbia kundër dhunës” me 23 për qind ose 63 mandate. Vendin e tretë sipas saj e ka partia e Daçiqit me 6.9 për qind ose 19 mandate.
Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Të drejtë vote kanë pasur rreth 6.5 milionë banorë. Qendrat e votimit kanë qenë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 20:00, përveç rasteve ku ka pasur radhë të votuesve duke pritur në qendrat e votimit. Deri në orën 20:00 kanë votuar 59.68 për qind e qytetarëve.