Zgjedhjet më 9 shkurt: KQZ-ja miraton specifikat për dërgimin dhe kthimin e materialeve zgjedhore për votimin jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar specifikat për transportimin e materialeve zgjedhore për votimin jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas raportimit të Ekonomia Online, ky dokument i miratuar çështje që kanë të bëjnë me dërgimin apo transportimin e materialeve zgjedhore në përfaqësitë diplomatike, në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 8 shkurt 2025 dhe kthimi i tyre në Kosovë.
Sipas EO, në mesin e materialeve zgjedhore të cilat dërgohen në përfaqësi diplomatike në të cilat organizohet votimi janë: kutitë e votimit, kabinat e votimit, fletëvotimet, distinktivët për kryesuesin dhe anëtarët e KVV, vula për vulosjen e fletëvotimit, lidhëset e sigurisë që përmbajnë numrat serik, formularin e raportimit të daljes së votuesve gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas mbylljes së vendvotimit, librin e votimit, formularin e përputhjes së të dhënave dhe materiale të tjera që lidhen me procesin zgjedhor, etj.