Zgjedhjet lokale në Serbi, voton Ardita Sinani - NACIONALE

Zgjedhjet lokale në Serbi, voton Ardita Sinani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen në Serbi.

Në një shkrim në Facebook, Sinani ka kërkuar nga qytetarët që të dalin masivisht në votime.

Të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë.” – ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj:

Bashkë me Kotin e Lisin.

Sot, është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale. Vendoset për 4 vitet që i kemi përpara.

Sot, është dita kur të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të dalim masivisht e ta shfrytëzojmë të drejtën e votës.

Andaj, ju ftoj edhe njëherë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë e të dilni të votoni!

Të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë.

Me fat!

Lajme të ngjashme