Zgjedhjet lokale, KQZ merr vendim rreth fushatës zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendime të reja sa u përket zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Në një mbledhje të mbajtur sot, sipas “EO”, KQZ ka vendosur për afatet e aktiviteteve zgjedhore.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale do të mbahet nga 13 shtatori deri më 12 tetor, në orën 6:59.
Kështu, KQZ ka caktuar kohën e fillimit dhe të mbarimit të një aktiviteti zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
