Zgjedhjet e reja, Çitaku shpreh dyshime për konsistencën e deklaratave publike të VV-së - NACIONALE

Zgjedhjet e reja, Çitaku shpreh dyshime për konsistencën e deklaratave publike të VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme në PDK, ka thënë se kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ka biseduar me të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe Vetëvendosjen, në lidhje me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, Çitaku ka shprehur dyshime rreth konsistencës së deklaratave publike të Vetëvendosjes, duke e akuzuar për deklarata të rreme në raport me atë se çfarë mendojnë dhe besojnë në të vërtetë.

“Fatkeqësisht edhe në këtë pikë, sikurse edhe në shumë çështje të tjera, Lëvizja Vetëvendosje diçka tjetër thotë publikisht, e diçka tjetër mendon dhe beson”, deklaroi Çitaku.

Ajo gjithashtu ka shtuar se PDK-ja beson se Kosova do të ketë zgjedhje të reja brenda këtij viti, duke shtuar se është e rëndësishme që të gjitha partitë opozitare të pajtohen për datën e mundshme të zgjedhjeve të reja.

“Ne nuk jemi këtu për protagonizëm. Jemi munduar që të kemi konsensus. Ne duam që të gjitha partitë opozitare të jenë në dakordancë për datën eventuale të zgjedhjeve të reja. Vendi ka nevojë për zgjedhje, kaq e thjeshtë është”, tha më tej Çitaku në "Rubikon" të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme