Zgjedhjet e parakohshme, Kasolli: Mbetet të shihet se sa serioze është kjo nismë - NACIONALE

Zgjedhjet e parakohshme, Kasolli: Mbetet të shihet se sa serioze është kjo nismë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka shkruar në lidhje me reagimet e fundit për zgjedhje të parakohshme, ku ka thënë se si pozita ashtu edhe opozita janë pro zgjedhjeve.

Kasaolli ka thënë se pozita thotë se me këtë veprim do t’ia bëjë qejfin opozitës, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se me këtë veprim tenton ta ndal degradimin e Kosovës.

Nga ajo që po e deklarojne publikisht, si pozita, ashtu edhe opozita, jane pro zgjedhjeve te parakohshme. Pozita po thote se me kete veprim do t'ia beje qejfin opozites, ngase sipas se pares zhvillimet politike jane ne trend te duhur. Kurse opozita ka deklaruar se me kete veprim tenton ta ndal degradimin e Kosoves, per te cilin përgjegjës eshte Qeveria. Sidoqofte, pavarësisht motiveve dhe vleresimeve te ndryshme se pse duhet te shkohet ne zgjedhje, tashme te dy palet kane shprehur vullnet per kete proces.” – ka thënë Kasolli.

Ai tutje ka shtuar se tashmë ka mbetur te shihet se sa serioze është kjo nismë apo vetëm një sajim publik.

Mbetet te shihet te hënën se sa eshte serioze kjo nisme? Apo vetem nje sajim publik, per t'i ndihmuar njëra-tjetres, per ta mbajtur gjalle këtë teme, me qellim qe t'i zhvendosin ne margjina tema sikur se; vendimi i regjistrimit te 24 hektarëve toke si prone e Manastirit te Deçanit, praninimi eventual ne Këshill te Evropian i Kosovës "jo Republike" dhe mbase fillimi i themelimit te Asociacionit te komunave me shumice serbe, per hir te ketij pranimi. Kuptohet, pushteti ne këtë rast ka interes qe per keto çështje te flitet sa me pak ne publik, per arsye qe dihen, kurse opozita pse nuk ka guxim per t'i kundërshtar. Sa me shume qe adresohen ne publik ato , aq me shume shfaqet ngjashmëria si e pushtetit ashtu edhe opozitës. Prandaj, me ane te retorikës per zgjedhje te paktën kane mundesi per ruajtjen e iluzionit publik per dallimet ndërmjet vete.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme