Zgjedhjet e lokale, raundi i dytë do të mbahet më 9 nëntor - NACIONALE

Zgjedhjet e lokale, raundi i dytë do të mbahet më 9 nëntor

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të mbahet më 9 nëntor.

Ai ka treguar gara e balotazhit do të mbahet katër javë pas ditës se zgjedhjeve, e cila është më 12 tetor.

“Secili kryetar i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për kryetar të komunës. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës”, ka thënë Elezi.

Lajme të ngjashme