“Zgjedhjet e burrave”, Muharremi: Gratë ende të diskriminuara dhe nën hije
Analisti politik Shenoll Muharremi ka kritikuar partitë politike për mospërfshirje të grave në fushatë zgjedhore.
Duke iu referuar disa të dhënave, ai ka thënë se gatë po vazhdojnë të diskriminohen në këtë fushatë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Kosovës i duhet një përfaqësim i barabartë gjinor.
“Nuk ka demokraci pa përfaqësim të barabartë, e as shoqëri të shëndosh pa mundësi për të gjithë njësoj. Sa janë këto zgjedhje gjithëpërfshirëse, ndoshta edhe pjesëmarrja e ulët e grave në fushatë po e shpërfaqë gjendjen asimetirke por brutale të mundësive për burra dhe për gra. Raporti më i ri i DnV tregon se gratë po vazhdojnë të jenë të diskriminuara në secilin aspekt të fushtës. Pa një përfaqësim të drejtë gjinor dhe mundësi të barabarta këto zgjedhje në Kosovë vazhdojnë të mbeten ende "zgjedhje të burrave" dhe të gjymta në aspekt të përfaqësimit gjinor”, ka shkruar Muharremi, duke treguar pjesëmarrjen e grave në këtë fushatë.